Mbape fundos Argjentinën, Franca drejt çerekfinales (VIDEO)

Pas super golit të shënuar nga ana e Benxhamin Pavar, për barazim të rezultatit në 2:2, në skenë te Franca më pas doli super ylli i Paris Sen Zhermenit, Kilian Mabpe, i cili brenda 4 minutave arriti që të shënojë dy gola në rrjetën e Armanit, njofton “infOSport.mk”.

Fillimisht në minutën e 64-të, duke shfrytëzuar tollovinë në zonën kundërshtare me të majtën e tij realizoi për 3:2, teksa në minutën e 68-të pas një kundërzbritjeje të shpejtë dhe asistit me kohë të Olivie Zhiru, kësaj rradhe me të djathtën, Mbape shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Francën, që po ec me hapa të sigurtë drejt kualifikimit për në çerekfinale.

Leave a Reply