Rusia eliminoi Spanjën përmes penaltive, kualifikohet në çerekfinale (VIDEO)

Rusia është çerekfinalisti i tretë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi në ndeshjen e parë të ditës së sotme eliminuan ish kamPionët e Botës, Spanjën, edhe atë vetëm pas penaltive, me rezultatin 4:3. Heroi i Kombëtares ruse, pa dyshim se ishte portieri Akinfeev, i cili arriti që të prit dy penalti, edhe atë fillimisht të mesfushorit Koke në serinë e tretë, dhe atë të Iago Aspas në serinë e pestë, kur edhe filloi festa e madhe e futbollistëve dhe tifozëve rus të pranishëm në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Ndryshe ndeshja midis nikoqirëve të Rusisë dhe Spanjës në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1:1.

Një autogol i Ignasheviç që në minutën e 12-të i dha avanhtazin Spanjës, teksa Rusia barazoi rezultatin 4 minuta para fundit të pjesës së parë, falë golit të shënuar nga Dzyuba nga penaltia.

Rusia në çerekfinale do të mirëpret fituesin nga përballja midis Kroacisë dhe Danimarkës, ndeshje kjo që starton në ora 20:00.

Leave a Reply