Hapet shumë herët sfida, Kroaci-Danimarkë (VIDEO)

Është hapur në mënyrën më të mirë ndeshja e dytë e 1/8 së finales e ditës së sotme midis Kroacisë dhe Danimarkës, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Nizhny Novgorod”, njofton “infOSport.mk”.

Vetëm pas 57 sekondave lojë Danimarka kaloi në epërsi përballë Kroacisë, në ndeshjen e 1/8 së finales, mirëpo shumë shpejtë erdhi edhe kundërpërgjigjja kroate, kur Manxhukiç shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes daneze dhe nga afërsia shënoi në rrjetën e Shmajhell.

Leave a Reply