Majnci transferon mesfushorin e Atletiko Madridit

Skuadra nga Bundesliga gjermane, Majnc ka arritur që në rradhët e veta të sjellë mesfushorin e Atletiko Madridit, Pier Kunde Malong. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman, që shpreson se do të përfitojë në cilës në mesfushë me transferimin e kamerunasit, i cili gjatë sezonit të fundit si i huazuar luante te Granada.

“Majnc është një skuadër perfekte për mua, përmes së cilës do të bëja hapat e rradhës në karrierën time” – kishte thënë Kunde për faqen zyrtare të klubit.

22-vjeçari Pier Kunde Malong me Majncin ka arritur marrëveshje deri në verën e vitit 2022.

Leave a Reply