Rusi-Kroaci, mbyllet me barazim! Ndeshja shkon në vazhdime (VIDEO)

Udhëtuesi i fundit për në ndeshjet gjysmëfinale të Botërorit “Rusi 2018” do të vendoset në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta, apo ndoshta edhe përmes ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt midis Rusisë dhe Kroacisë u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk.

Ishin rusët ata të cilët avansuan të parët me golin e realizuar nga Denis Çerishev në minutën e 31-të, teksa barazimin kombëtares kroate i’a siguroi Andrej Kramariç.

Sulmuesi i Hofenhajmit golin e tij të parë në këtë Botëror e realizoi në minutën e 39-të, kur shfrytëzoi harkimin e Manxhukiç dhe me kokë shënoi për barazim të rezultatit të 1:1.

Fituesi nga kjo përballje në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë, që sot më herët mundi Suedinë me rezultatin 2:0.

Leave a Reply