Vida dhe Kroacia feston (VIDEO)

Kroacia ka kaluar në epërsi në ndeshjen gjysmëfinale kundër nikoqirëve të Rusisë në shtesën e parë prej 15 minutave, duke bërë që të sheh tashmë shumë seriozisht drejt ndeshjes gjysmëfinale, njofton “infOSport.mk”.

Domagoj Vida i Beshiktashit doli të jetë më i shkathët në zonën kundërshtare pas një harkimi nga goditja e këndit, kur me kokë shënoi në rrjetën e Akinfeev edhe golin e dytë, për epërsi 1:2.

Rikujtojmë kroatët ishin në disavntazh pas atij goli të Çerishev në minutën e 31-të, mirëpo kroatët falë golit të Kramariç në minutën e 39-të fillimisht barazuar shifrat, që më pas në minutën e 101-të, Vida të shënojë edhe golin e epërsisë për herë të parë në këtë ndeshje.

Mbetet të shihet nëse Rusia do të arrijë të shënojë golin e barazimit në 15 minutëshin e dytë, i cili do të jetë vendimtarë në këtë takim të fundit çerekfinal.

Leave a Reply