“Sport.es” zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona ka siguruar një përforcim të ri. E përditshmja sportive katalunase “Sport.es” raporton se mesfushori i Gremios, Arthur tashmë mund të konsiderohet si blerja më e re e skuadrës nga “Kamp Nou”.

Barcelona ka identifikuar Arthurin si përforcimin e ri, të këtij afati kalimtar të verës.

Trajneri Ernesto Valverde dëshiron ta përforcojë mesfushën, për sezonin e ri, sidomos pas largimit të Andres Iniestas.

Leave a Reply