Partizani bënë goditje të dyfishtë në merkato

Partizani ka zyrtarizuar dy emra të rinj në merkaton e verës, duke bërë për vete dy futbollistë nga reparti i mbrojtjes, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Eneo Bitri, i cili vjen nga rradhët e Tomorit dhe Rron Statovci, që arrinë nga skuadra prishtinase e Flamurtarit.

Që të dy kanë arritur marrëveshje 3-vjeçare, duke pasur parasysh se  bëhet fjalë për futbollistë të rinj të moshës 21-vjeçare.

Bitri duket se do ta ketë shumë të vështirë përballë dyshes aktuale të mbrojtjes së Partizanit, Belica – Gojkoviç, mirëpo paraqitjet e tij të mira te Tomori sezonin e kaluar mund të bëjnë që ai të marrë besimin e trajnerit Gega, i cili shpreson gjithashtu të ketë përfituar një mbrojtës të mirë të krahut të djathtë te Rron Statovci, i cili njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Leave a Reply