Zherard: Mendoj se e fituam ndeshjen me meritë

Stiven Zherard ka debutuar me fitore në një ndeshje zyrtare me Gllazgou Renxhersin, edhe atë pikërisht ndaj skuadrës së FC Shkupit, e cila edhe përkundër një performance të shkëlqyer që pati në “Aajbroks” stadium, në fund pësoi disfatë 0:2, me një gol të dytë të pranuar në minutat shtesë të takimit, edhe atë nga pika e bardhë.

Sipas Zherard, Renxhersi e ka fituar ndeshjen me meritë, duke krijuar më shumë raste dhe duke kontrolluar ndeshjen.

“Ne e fituam ndeshjen dhe besoj se kjo ka rëndëi, për më tepër se ne jemi mbrojtur shumë mirë. Goli i dytë erdhi në fund, dhe kjo bëri që ne mos të ishim të rehatshëm, edhe pse mendoj se ne krijuam mjaft raste shënimi për të fituar këtë ndeshje edhe me bindshëm. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve dhe atë që treguan ata në fushë dhe mendoj se nuk mund të fajësoj asnjërin. Mendoj se ata u dhanë gjithçka tifozëve, të cilët qëndruan deri në fund në tribuna.  Është kjo ndeshja e parë zyrtare dhe duhet ta kuptojmë këtë gjë. Përveç kësaj une mendoj se kemi pasur 5-6 raste shënimi, ndërsa në anën tjetër u kanosëm vetëm në dy raste. Asgjë nuk ka përfunduar ende dhe ne duhet të presim të martën dhe të kuptojmë nëse do vazhdojmë tutje” – tha Zherard pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply