Golat nga ndeshja Renxhers-FC Shkupi (VIDEO)

Mbrëmë FC Shkupi zhvilloi ndeshjen e raundit të parë në kuadër të Liga  Europa, ku u mund me rezultatin 2:0 përballë gjigandëve skocez të Gllazgou Renxhers, që tashmë udhëhiqen nga legjenda angleze, Stiven Zherard, i cili me fitore e nisi aventurën e tij si trajner.

Për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe dëshmitarë të këtij debutimi, kanë qenë plot 49 309 tifozë të pranishëm në stadiumin “Ajbroks”.

Goli i avantazhit për skocezët u shënua nga Mërfi në minutën e 23 të takimit, ndërkohë që vetëm në minutën e 92-të, ka ardhur edhe goli i dytë falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga kapiteni Tavernier.

Ndeshja e kthimit në Shkup është me datë 17 korrik në arenën “Filipi i Dytë” me fillim në ora 17:55.

Leave a Reply