Hadersfilld bënë për vete futbollistin e Monakos, Diakabi

Skuadra e Hadersfilld edhe zyrtarisht ka bërë për vete mesfushorin ofenziv të Monakos, Adama Diakabi. Ai me skuadrën e Premierligës angleze ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2021, ndërsa detaje rreth shumës së transferimit nuk janë bërë të ditura.

Diakabi ka zhvilluar 4 ndeshje me fanellën e Kombëtares U21 të Francës, ndërsa për Monakon gjatë sezonit të kaluar ka regjistruar 22 ndeshje në “Ligue 1”, duke realizuar edhe 2 gola dhe 3 asistime.

Leave a Reply