Orhan Miftari me oferta nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe Maqedonia

Orhan Miftari aktualisht është një futbollist i lirë, mirëpo ofertat në adresë të tij nuk mungojnë. Skuadra nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit shkupjan, i cili së fundmi mbronte ngjyrat e skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit në Superligën e Kosovës.

Pasi i përfundoi kontrata me skuadrën kosovare, i njëjti nuk deshi ta vazhdojë, ndërsa pas ofertave të bëra në adresë të tij, të gjitha po i sheh më vëmendje që në fund të vendos për më të mirën.

Miftari sezonin e kaluar me Vllazninë e Pozheranit në 12 ndeshje realizoi 3 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti ka luajtur edhe me Makedonija Gjorçe Petrovin, para se të transferohej gjatë merkatos së dimrit te skuadra e Superligës së Kosovës.

Leave a Reply