Dallas Maveriks nderon legjendën Brajant, tërheq fanellën me nr. 24

Skuadra e Dallas Maveriks, pas vdekjes tragjike të Kobi Brajantit, ka vendosur që të tërheq numrin 24 për nder të ish basketbollistit të Los Anxhelos Lejkers, i cili gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë bashkë edhe me vajzën e tij 13-vjeçare, Xhiana, pas një aksidenti ne helikopter.

“Atë që ka bërë Kobi Brajant në jetë është më shumë se basketbolli, ndërsa ne kemi vendosur që fanella me numrin 24, mos të vishet në të ardhmen nga asnjë basketbollist i Dallas Maveriks,” – ka thënë pronari i skuadrës së Dallas Maveriks, Mark Kuban.

Karriera e Kobi Brajant është e papërsëritshme. 33 mijë e 643 pikë në total, 1346 ndeshje në NBA, pesë herë kampion i NBA-së, 2 Medalje Ari në Lojërat Olimpike, 2 herë MVP në NBA, 2 herë i pari në listën e pikëve të shënuara.

Gjithë këto arritje meritojnë një respekt të tillë, ndërsa vlen të theksohet se skuadra e zemrës e Kobi Brajant, LA Lejkers, një gjë të tillë kishte bërë shumë më herët, kur në shenjë respekti për kontributin e dhënë për klubin, kishte vendosur që ti tërheq numrat 8 dhe 24.

Leave a Reply