Vdekja tragjike, shikoni ndeshjen e fundit që Kobi Brajant zhvilloi si profesionist (VIDEO)

Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant, ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, pas një aksidenti tragjik me helikopter privat.

Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës. Brajant zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16.

Gjatë gjithë atij sezoni, tifozët e të gjitha ekipeve e prisnin si hero në palestrat e tyre legjendën, për kontributin që i kishte dhënë këtij sporti.

Loja e tij e fundit ishte kundër Juta Xhaz. Të gjithë prisnin nga Kobi që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Brajant gjithsesi arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.

Ai shënoi 60 pikë në fitoren dramatike të ekipit të tij Lejkers, klub në të cilin luajti gjatë gjithë karrierës së tij si profesionist, duke fituar 5 tituj kmapion në NBA.

Leave a Reply