10 yjet e Serisë A që mund të ndryshojnë mjedise

Derisa afati i transferimeve të verës në futboll sa vjen dhe nxehet, ne po evidentojmë emrat e mëdhenj të Serisë A, që kanë mundësi të ndryshojnë klubet para fillimit të sezonit të ri.

# 1. Gonzalo Higuain
Agjenti i Gonzalo Higuain mund të ishte duke folur për perspektivën e vëllait të tij, duke formuar një partneritet të mrekullueshëm me Cristiano Ronaldon, por, në të vërtetë, ishte e qartë nga momenti që superstari portugez arriti në Torino se ditët e sulmuesit argjentinas te Juventusi ishin të numëruara.
Çështja e vetme e pazgjidhur është destinacioni i tij i ardhshëm. Një lëvizje për te Chelsea do të kishte kuptim më të madh, duke pasur parasysh se do të ribashkohej me Maurizio Sarri, nën të cilin Higuain e theu rekordin e golave të shënuar në një sezon në Seria A, me Napolin.
Megjithatë, edhe Milani është i dëshpëruar për të marrë një golashënues pjellor, pas dështimit me Andre Silva, sezonin e kaluar. Dhe tani, kuqezinjtë duket se janë të gatshëm t’iu japin Leonardo Bonucci përsëri bardhezinjve, vetëm një vit pasi mbrojtësi u largua nga Juve, si pjesë e një shkëmbimi sensacional të Higuain në Milano.

# 2. Miralem Pjanic
Miralem Pjanic padyshim është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit, qendër krijuese e mesfushës bardhezi, por spekulimet po rriten, që boshnjaku mund të largohet para mbylljes së merkatos së kësaj vere.
Juventusi ka një fitim të madh prej 32 milionë euro për lirimin e Pjanic nga kontrata e tij, të nënshkruar në vitin 2016. Në të vërtetë, ndërsa Pep Guardiola ka insistuar që Manchester City nuk është i interesuar për të, Chelsea, Barcelona dhe PSG janë të gjithë admiruesit e mëdhenj të lojtarit 28-vjeçar.

# 3. Daniele Rugani
Ardhja e Ronaldos në Torino për më shumë se 100 milionë euro do të thotë që Juve tani ka nevojë për një balancim të “librave financiarë”, dhe Daniele Rugani është një nga pasuritë më të vlefshme të “Zonjës së Vjetër”.
23-vjeçari kurrë nuk e ka shfaqur egon e nevojshme për ta vendosur veten si një anëtar i rregullt i formacionit juventin, por mbrojtësi është aq elegant dhe i stilit të lartë, sa nuk vihet në dyshim shkëlqimi, nëse ribashkohet me ish-mentorin e tij, Sarri, te Chelsea.
Blutë e Londrës janë të “kyçur” në bisedimet me Juventusin për ish-mbrojtësin e Empolit dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur është tarifa e transferimit, me kampionët italianë që shtyjnë për 50 milionë euro.

# 4. Alex Sandro
Juventusi refuzoi të lejojë Alex Sandro të shkojë te Chelsea verën e kaluar, një vendim që padyshim ndikoi në formën e brazilianit gjatë gjysmës së parë të sezonit 2017-2018.
Megjithatë, qëndrimi i “Zonjës së Vjetër” tashmë është zbutur, jo më pak për shkak të rikthimit të Leonardo Spinazzola pas një magjie të suksesshme huazimi tek Atalanta.
Trajneri Massimiliano Allegri ende do të dëshironte ta mbante Alex Sandro, por Juventusi do të ishte i gatshëm të merrte në konsideratë një ofertë kolosale për 27-vjeçarin e zhdërvjellët, sidomos nëse lojtari nuk nënshkruan një kontratë të re, që skadon për dy sezone.

# 5. Leonardo Bonucci
Leonardo Bonucci u bë kapiteni i Milanit vetëm pas largimit të bujshëm nga Juventusi, verën e kaluar, por angazhimi i tij ndaj klubit kuqezi ka qenë i lëkundur, që nga pika e mesit të atij, që ishte një sezon debutues në “San Siro”.
Rivendosja e kuqezinjve në Ligën e Europës ishte një nxitje për shpresat e tyre, për ta mbajtur në Itali, por duket se gjithnjë e më shumë ka gjasa që ai të lejohet të largohet.
Manchester United është një nga klubet e elitës, i interesuar për mbrojtësin, por, siç është përmendur më parë, Milani është joshur nga ideja e përfshirjes së Bonucci në këmbimin me Higuain, duke i dhënë mundësinë kapitenit të kthehet në klubin e tij të vjetër.

# 6. Sergej Milinkoviç-Saviç
Sergej Milinkoviç-Saviç mbetet një nga çështjet më të nxehta në merkaton e kësajvere, pas një sezoni bujar 2017-2018 me Lazion. Bardhekaltrit kërkojnë më shumë se 100 milionë euro për serbin (presidenti Claudio Lotito, madje, citohet të kërkojë 150 milionë euro), por Real Madrid, PSG, Juventus dhe Manchester United janë të gjithë të interesuar për 23-vjeçarin, i cili nuk e ka mbajtur sekret admirimin e tij ndaj Jose Mourinhos…

# 7. Gianluigi Donnarumma
Ylli i sagës më dramatike të merkatos së verës së kaluar, Gianluigi Donnarumma, dhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë mbajtur një profil më të ulët këtë herë, por lëvizja rekord e Alisson nga Roma te Liverpool mund t’i ndryshojë gjërat në mënyrë të konsiderueshme.
Nëse Thibaut Courtois largohet nga Chelsea për Real Madridin, shefi i bluve të Londrës, Sarri, mund të shtyjë për ta marrë bashkatdhetarin e tij në “Stamford Bridge”.

# 8. Jose Callejon
Jose Callejon ka qenë një zbulim, që kur u bashkua me Napoli nga Real Madridi për 10 milionë euro, në vitin 2013, duke formuar një “triumvirat” të mrekullueshëm sulmues me Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne. Megjithatë, treshja tani duket e vendosur të ndahet, me trajnerin e ri të “Partenopeit”, Carlo Ancelotti, duke favorizuar një formacion 4-3-2-1. Kjo gjë e bën Callejon të mendojë për ndonjë klub tjetër.
Në moshën 31-vjeçare, spanjolli me siguri nuk dëshiron ta kalojë pjesën më të madhe të sezonit të ardhshëm në stol, prandaj është i lidhur me një lëvizje larg nga “San Paolo”.

# 9. Domenico Berardi
Vendimi i Malcom për të braktisur Romën në minutën e fundit dhe në vend të kësaj të bashkohet me Barcelonën mund të jetë një lajm i mirë për Domenico Berardin. Si një nga yjet e ardhshëm të mëdhenj të Italisë, sulmuesi i Sassuolo është rikthyer gjatë 12 muajve të fundit, me dëmtime që padyshim po i paguan 23-vjeçari.
Megjithatë, trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, e lancoi Berardin te Sassuolo, ndërsa drejtori sportiv, Monchi, është gjithashtu një tifoz i madh i një lojtari, që është ende i ri dhe i talentuar sa duhet për të shënuar në nivelin më të lartë.

# 10. Mauro Icardi
Ende duket e pamundur që Mauro Icardi të largohet nga Interi këtë verë, veçanërisht me zikaltrit në Ligën e Kampionëve për herë të parë në gjashtë vjet. Megjithatë, lëvizja e Ronaldos te Juve i ka ndryshuar gjërat, teksa Real Madridi thuhet se po shqyrton nënshkrimin e Icardit, edhe si një zëvendësim për “plakjen” e Karim Benzema.
Icardi ka qenë i lidhur me “Los Blancos” disa herë më parë. Edhe pse Interi dëshiron ta lidhë atë me një marrëveshje të re dhe të rrisë klauzolat e blerjes së tij, argjentinasi ndërkombëtar pa dyshim do të kërcejë në mundësinë për të shkuar në Madrid.

Leave a Reply