Edhe Mustafi del në përkrahje të Mesut Ozil

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi thotë se e respekton vendimin që ka marrë Mesut Ozil për t’u tërhequr nga kombëtarja e Gjermanisë, pas akuzave të shumta që ka marrë në lidhje me fotografinë e postuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Mustafi dhe Ozil kanë qenë bashkëlojtarë në Kampionatin Botëror të vitit 2014, ku Gjermania ishte shpallur kampione, ndërsa gjithashtu luajnë bashkë edhe tek Arsenali.

Ky është një vendim personal, kurse unë si bashkëlojtar dhe si shok, do t’i jem pranë nëse do të ketë nevojë. Natyrisht se jam i mërzitur, pasi Ozil është një futbollist i madh, i cili ka dhënë shumë për kombëtaren gjermane. Sipas këndvështrimit tim, mungesa e tij do të vërehet, por ai tashmë ka vendosur dhe ne duhet ta respektojmë”, ka theksuar mbrojtësi.

Leave a Reply