Milani e gjen drejtorin e ri sportiv!

Nuk është as Maldini, e as Pirlo, po në rolin e drejtorit të ri sportiv te Milani, me shumë gjasa do të vie drejtori i Arsenalit, Ivan Gazidis.

Ky i fundit nuk pëlqehet aspak nga tifozët e skuadrës londineze, ashtu që një interesim nga një skuadër gjigande si Milani do të jetë i mirëseardhur për Gazidis, i cili ka pasur shumë ulje-ngritje te Arsenali në punën e tij.

Mirëpo si duket bashkë me Arsen Venger, i cili pas plotë 22 vitesh i dha lamtumirën Arsenalit, tashmë edhe Gazidis duhet ti thotë lamtumirë kësaj skuadre.

Leave a Reply