Edhe Sampdoria prezanton Ronaldon!

Transferimi i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi, pa dyshim se ka qenë transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje. Portugezi tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave Botërore me këtë transferim, ndërsa gjithashtu ngriti dukshëm si reputacionin e Juventusit, ashtu edhe atë të kampionatit elitar italian.

Mënyra dhe fotoja me të cilën Juventusi prezantoi Ronaldon, u bë shumë shpejtë virale në rrjetet sociale, ndërsa është Sampdoria, një tjetër skuadër italiane që ka kopjuar “juventinët” në tërësi, duke prezantuar në të njëjtën mënyrë transferimin e Ronaldo Vieiras.

Bëhet fjalë për një mesfushor 20-vjeçar, i cili vjen nga rradhët e Lids Junajtedit, aty ku luante bashkë me futbollistin shqiptarë të përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski.

“Lajm i fundit! Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i Sampdorias”, shkruhej në postimin e klubit nga Xhenoa.

Leave a Reply