Napoli bënë gati 50 mln euro për sulmuesin italian

Drejtuesit e Napolit janë gati të bëjnë një super transferim, me të cilin do të kishin gëzuar trajneri Karlo Ançeloti dhe njëkohësisht të demonstrojnë edhe se edhe në sezonin e ri do të luftojnë për titullin kampion.

Skuadra nga “San Paolo” po ndjek me shumë vëmendje sulmuesin italian të Torinos, Andrea Beloti.

Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, presidenti i Napolit, Aurelio de Lauentis është gati të paguajë 50 milion euro për yllin e Torinos.

I njëjti burim pohon se Beloti ka pranuar ofertën e “napolitanëve”, mirëpo gjithashtu potencon se negociatat në nivel klubesh nuk do të jenë aspak të lehta.

“Demat” do të insistojnë në shumën e 65 milion eurove në shitjen e tij. Në kontratën me Torinon, Beloti ka një klauzolë, që është në vlerë prej 100 milion eurove, mirëpo e njëjta vlen vetëm për ndonjë transferim jashtë vendit.

Nëse arrihet marrëveshja, Beloti me Napolin do të nënshkruante kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitonte nga 3.5 milion euro në vit.

Sezonin e fundit me Torinon, reprezentuesi italian zhvilloi 31 ndeshje në “Serie A”, duke realizuar edhe 10 gola.

Leave a Reply