Shkëndija bartëse edhe në  ndeshjet e ”play-off” të Liga Europa

Shkëndija edhe këtë vit po kalon një aventurë të suksesshme europiane. Pas dy viteve rradhazi kur arrinte të luante në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, këtë edicion skuadra tetovare ka arritur që të prek raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, ku e pret një dy luftim me gjigandët austriak të Red Bull Salzburg, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim se kundërshtari i rradhës është favorit absolut, megjithatë futbolli nuk do të ishte aq interesant nëse nuk do të sillte ato surpriza që kohëve të fundit janë të shumta. Ndeshjen e parë ndaj Salzburgut, Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë me 8 gusht, teksa ndeshjen e kthimit me 14 gusht në arenën “Filipi i Dytë”.

Nëse Shkëndija do të kalonte këtë emër të madh, atëherë do të kishte rolin e skuadrës bartëse në ndeshjet e “play-off-it” të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe në rast eliminimi, “kuqezinjtë” nga Tetova sërish do të ishin bartës në ndeshjet e “play-off-it” të Liga Europa, që automatikisht sjellë ndonjë kundërshtarë më të dobët, që në këtë rast është edhe një epërsi për skuadrën tetovare.

Në rast se Shkëndija do të eliminonte Salzburgun dhe më pas do të elimihohej në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, atëherë “kuqezinjtë” do të luanin drejtëpërdrejtë në grupet e Liga Europa, duke përsëritur në këtë mënyrë suksesin e Vardarit, që edicionin e kaluar përfaqësoi vendin tonë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

Rikujtojmë se këtë vit në elimnatoret e Ligës së Kampionëve, Shkëndija eliminoi uellsianët e Nju Seints dhe Sherif Tiraspol.

Leave a Reply