FC Shkupi mund Ferronikelin në gjeneralen para sezonit të ri

FC Shkupi ka shënuar fitore në miqësoren e fundit kundër Ferronikelit, që njëherit ishte prova gjenerale para startit të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani shënuan fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Bazhe Ilijoski nga pika e bardhë gjatë pjesës së parë.

Ky gol u tregua si vendimtarë në fitoren e “bardhekaltërve” nga Çairi, edhe përkundër faktit se të dyja skuadrat kishin edhe disa raste tjera për gol.

FC Shkupi do të vazhdojë me përgatitje për ndeshjen e javës së parë kundër Sileksit në Kratovë, ndeshje kjo që në program është me datë 12 gusht.

FC Shkupi:
Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Abdulkadir Zango, Muharem Bajrami, Basilio Ndong, Ermedin Adem, Rron Broja, Suhel Muharemi, Blazhe Iljoski, Serxhio.

Luajtën edhe: Artan veliu dhe Jahja Abdulhadi.

Leave a Reply