Alimi nuk dorëzohet: Do të japim më shumë se 100% ndaj Salzburgut (VIDEO)

Shkëndija sonte vihet përballë një kundërshtari tejet të fortë si Salzburgu i Austrisë. Favorit tejet i madh dhe vështirësi të mëdha për ekipin tetovar që duan të prekin për herë të parë plej of-in e Ligës së Kampionëve, mirëpo kapiteni i “kuqezinjëve” Armend Alimi nuk dorëzohet lehtë.

“Kemi arritur në xhiron e tretë të Champion League dhe kjo është meritë e skuadrës. Normal nuk mendojmë të ndalemi këtu. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja në këtë ndeshje të re europiane përballë një rivali të madh. Po, kundërshtari është favorit në bazë të ekipit, buxhetit dhe përvojës, mirëpo kur të fillojë ndeshja do të jemi 11-të kundër 11-të dhe atëherë mund të vendos motivimi dhe ne jemi të gatshëm të japim më shumë se 100% nga mundësitë tona. Mendoj se ne nuk kemi çka të humbasim në këtë duel, por vetëm të fitojmë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën ndërsa pas ndeshjes do të shofim nëse kjo do të mjaftojë për rezultat pozitiv”, u shpreh kapiteni i Shkëndijës, Armend Alimi në konferencën për shtyp.

Leave a Reply