Skuadra fituese e Kupës gjatë edicionit të kaluar, Shkëndija, mbrojtjen e këtij trofeu do ta nis me ndeshjen si mysafir në Gjevgjeli ndaj Kozhuvit.
Kështu deshi shorti i hedhur sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, përmes të cilit i mësuam të gjitha çiftet e xhiros së parë të Kupës, ku zhvillohet vetëm një ndeshje, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi do të jetë mysafir i Kit Go nga Pehçeva, që sezonin e ri do të luaj në Ligën e Dytë, Renova do të jetë mysafir i Tikveshit në Kavadar, teksa Struga Trim Lum si nikoqir do të përballet me Pobedën.
Korabi që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë – Perëndim, ndeshjet e kupës do ti nis si vendas përbalë Borecit, Vëllazërimi do të jetë nikoqir i Bellasicës, teksa Fortuna sërish do të luaj me Rabotniçkin.
Një përballje tejet interesante pritet të jetë ajo midis Teteksit dhe Gostivarit në Tetovë, teksa Vardari i Forinës për kundërshtarë do të ketë Vardarin e Ligës së Parë. Të gjitha ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë në program janë me datë 22 gusht.
| Kupa e Maqedonisë, raundi i parë |
| Kozhuvi – Shkëndija |
| Kit Go – FC Shkupi |
| Tikveshi – Renova |
| Struga Trim Lum – Pobeda |
| Korabi – Boreci |
| Vëllazërimi – Bellasica |
| Fortuna – Rabotniçki |
| Teteksi – Gostivari |
| Vardari – Vardar |
| Vardar Negotino – Skopje |
| Labunishta – Akademia Pandev |
| Peshevo – Bregallnica |
| Osogovo – Pelisteri |
| Bratsvo-Vllaznimi – Sileksi |
| Prevallec – Makedonija Gj.P. |
