Orari i plotë i ndeshjeve në Ligën e Dytë – Perëndim

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot ka përcaktuar orarin e ndeshjeve për sezonin e ri futbollistik në të dyja ligat e dyta, njofton “infOSport.mk”.

Java e parë starton me dy derbi shqiptarë, ku Korabi në Dibër do të mirëpret Gostivarin, teksa në Kumanovë, Goblen Juniori do të jetë nikoqir i Struga Trim Lum. Java e dytë sjellë një super derbi, atë midis Vëllazërimit të Kërçovës dhe Struga Ttrim Lum, teksa java e tretë vjen me derbin e qytetit të Gostivarit, ku mejdanin do të ndajnë Genç Kalemler dhe Gostivari.

Derbi më i madh shqiptarë, ai midis Struga Trim Lumit dhe Gostivarit në program është me 15 shtator në kuadër të xhiros së pestë, ndërsa vetëm një javë më pas (22 shtator) në program do të jetë derbi strugan midis Labunishtës dhe Struga Trim Lumit. Java e 7-të (29 shtator) dhuron ndeshjen midis Struga Trim Lumit dhe Korabit, ndërkohë në kuadër të xhiros së 8-të Vëllazërimi në Kërçovë do të mirëpret Gostivarin.

Java e 9-të, me të cilën mbyllet faza e parë e ndeshjeve në Ligën e Dytë – Perëndim në program do të jetë me 13 tetor, ndërsa si ndeshje më interesante mund të veçohen ndeshjet Gostivari-Labunishta, Struga Trim Lum – Genç Kalemler dhe Goblen Juniorit dhe Vëllazërimit.

Rikujtojmë sezoni i ri në Ligën e Dytë – Perëndim starton me datë 18 gusht.

Leave a Reply