Portieri belg, Tibo Kurtua, do të jetë numri 1 i Real Madrid. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e Bluve të Londrës, të cilët po ashtu konfirmuan edhe marrjen e Mateo Kovaçiç në formë huazimi, për një vit të plotë.
Nuk janë mësuar ende shifrat e transferimeve, por shumë shpejt pritet të zbulohet gjithçka.
Kurtua me Realin e Madridit ka firmosur kontratë 6-vjeçare, ndërsa te Çelzi përveç Kovaçiç, shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet edhe portieri spanjoll i Atletik Bilbaos, Kepa.
Kurtoa në këtë mënyrë rikthehet në Spanjë, aty ku nga viti 2011-2014 mbronte ngjyrat e Atletoko Madridit si i huazuar nga rradhët e Çelzit.
Ndryshe karrierën e tij profesionale e kishte filluar në vitin 2009 te skuadra e Genk, para se në vitin 2011 të transferohet në “Stemford Brixh”.