Altin Sefo i FC Shkupit huazohet te Vëllazërimi

Pas talentit 21-vjeçar, Shaip Tela, Vëllazërimi i Kërçovës në sezonin e ri në rradhët e veta do të ketë edhe talentin 17-vjeçar të FC Shkupit, Altin Sefo.

Ky i fundit te skuadra kërçovare do të luaj në huazim për një vit, njofton “infOSport.mk”. Altin Sefo luan në rolin e mesfushorit difenziv, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai gjithashtu luan edhe me përfaqësuesen U18 të Maqedonisë, pjesë e së cilës është për momentin, ndërsa gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e përfaqësueses U17.

Falë talentit dhe paraqitjeve dinjitoze, ai në 4 ndeshje ka marrë edhe besimin e trajnerit Zekirja Ramadani tek ekipi i seniorëve, me të cilët kishte kryer edhe fazën e përgatitjeve në Turqi.

Te Vëllazërimi Sefo pritet që të marrë atë përvojën e duhur, duke përfituar më shumë hapësira nga ana e trajnerit Bujar Islami.

Leave a Reply