Osmani: Duheshe të paktën të shënojmë një gol

Shkëndija ka pësuar disfatë 0:3 në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve” në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “Red Bull Arena” pranoi se ekipi nuk hyri në ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa shprehi keqardhje që skuadra nuk mundi të shënojë të paktën një gol nga disa mundësi të mira që krijoi para portës kundërshtare.

“Është fakt se ndeshjen nuk e nisëm ashtu si që u morrëm vesh. Me kalimin e minutave e gjetëm veten, konsoliduam lojën dhe krijuam disa mundësi që për fat të keq nuk i shfrytëzuam. Kemi rezultat të keq, por sigurisht se do të përgatitemi dhe do të japim më të mirën nga vetja në ndeshjen e kthimit në Shkup. Mendoj se është shumë e natyrshme të besosh deri sa ka gjasa minimale edhe pse e përsëris se kemi rezultat shumë jo të favorshëm”, deklaroi trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes së parë me Red Bull Salzburgun në Austri.

 

Leave a Reply