Besmir Bojku rikthehet me gol (VIDEO)

Besmir Bojku është rikthyer në mënyrën më të mirë në fushat e futbollit. Mesfushori strugan ka lënë pas lëndimin që e kishte larguar atë nga fushat e futbollit për disa javë të tëra, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi sot në përballjen ndaj Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Bojku vetëm pas disa minutave pasi u inkuadrua në lojë arriti që të shënojë golin e avantazhit për Shkëndijën, kur në minutën e 73-të pas një kombinimi të dyfishtë me Besart Ibraimin, me të majtën e tij shënoi për rezultat 2:1.

GOOOOOOOOL…..Shkëndija shenon edhe golin e dyte ndaj Vardarit

GOOOOOOOOL…..Shkëndija shenon edhe golin e dyte ndaj VardaritSHKËNDIJA – VARDARI 2:1(B. Bojku 73')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Ky gol i Shkëndijës përfiton në peshë, pasi të besuarit e tranerit Osmani, e arritën atë me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të dytë të verdhë të kapitenit Armend Alimi në minutën e 63-të.

Leave a Reply