Higuain i shënoi Realit, mirëpo Milani u mund nga “madrilenët” për trofeun “Santiago Bernabeu” (VIDEO)

Real Madridi ka mundur Milanin me rezultatin 3:1 në ndeshjen për trofeun e “Santiago Bernabeu”. Skuadra kampione e Europës deri tek fitorja erdhi falë golave të shënuar nga Karim Benzema (2’), Garet Bejll (45+’) dhe Borha Majoral (92’), teksa golin e vetëm për milanezët e realizoi Gonzalo Higuain, i cili në minutën e katërt shënoi në rrjetën e ish skuadrës së tij.

Për El Pipita ishte kjo ndeshja debutuese me fanellën e “rossonerëve”.

Ndeshja ishte një reprizë e finales së Kupës së Kampionëve Europian gjatë vitit 1958, kur spanjollët kishin triumfuar me rezultatin 3:2.

Leave a Reply