Barazime për Shkëndijën dhe Shkupin, fitojnë Vardari dhe A. Pandev

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku në 4 ndeshje u realizuan vetëm 3 gola, dy prej të cilëve në derbin e Strumicës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi, Shkëndija luajti baraz pa gola në Shkup ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Çair midis FC Shkupit dhe Pobedës.

Vardari falë golit të shënuar nga Tigran Barsegian në minutën e 75-të mundi Renovën në Tetovë, ndërsa Mario Krstovski me dy gola të shënuar i vetëm mundi Bellasicën në derbin lokal të Strumicës.

Rikujtojmë gjatë ditës së djeshme Rabotniçki në ndeshjen e parë të javës së dytë mundi Sileksin me rezultatin 2:1.

LPFM, Java II
Bellasica 0 – 2 A. Pandev
Makedonija Gj.P 0 – 0 Shkëndija
 Renova 0 – 1 Vardari
 Shkupi 0 – 0 Pobeda

Leave a Reply