Futsal Shkupi me fanella të reja dhe dy përforcime nis përgatitjet për sezonin e ri

Skuadra nënkampione e Maqedonisë në futsal, Shkupi pasditën e së hënës ka nisur edhe zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Pa Erkan Seferin, por me Erkan Shabanin dhe Nermin Bishevac, trajneri Zoran Lekiq startoi me përgatitje, ku pjesa tjetër e skuadrës mbetet e njëjta sikurse edhe sezonin e kaluar.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, pasi kur janë në pyetje përforcimet e reja, drejtuesit e skuadrës nga Çairi ende nuk e kanë dhënë fjalën e fundit. Ata në një bisedë me “infOSport.mk”, thonë se së shpejti priten edhe dy super përforcime të mëdha, me të cilët do të synojnë titullin e kampionit në edicionin 2018/2019.

Përveç prezantimit të dy përforcimeve, drejtuesit e Futsal Shkupit gjithashtu prezantuan edhe fanellat e reja, me të cilat do të zhvillojnë ndeshjet kampionale.

 

 

Leave a Reply