US Open, eliminohet Vozniacki, vazhdojnë Sharapova dhe Kerber

Vijojnë surprizat në “grand slam” turneun e US Open tek femrat, pasi një tjetër teniste “big” i ka thënë lamtumirë këtij turneu. Fjala është numrin dy të Botës, Karolin  Vozniacki, e cila në takimin e vlefshëm për raundin e dytë u mund në dy sete (6-4, 6-2) nga letonezja Lesia Tsorenko.

Përveç Vozniackit ditë më parë u eliminuan edhe Halep dhe Muguruza, duke mbyllur kështu eliminimin e 3 vendeve të para në renditjen botërore.

E sigurtë në rrugëtimin e US Open ka vazhduar tenistja ruse Maria Sharapova, që mundi 2:0, në sete (6-2, 7-5) rumunen Sorana Kirstea.

Vuan disi, por në fund ia del mbanë të kualifikohet në raundin e tretë edhe tenistja gjermane Angelik Kerber, që me rezultatin 2:1, në sete (6-2, 5-7, 6-4) mundi suedezen Johana Larson.

Një biletë për më tej kanë siguruar edhe tenistja estoneze Jelena Ostapenko, që eliminoi amerikanen Tajlor Tousend, ndërsa tenistja sllovake Dominika Cibulkova mundi me rezultatin 2:0 tajlandezen Su-Vei Hsieh.

Leave a Reply