Struga Trim Lum barazon në miqësoren ndaj Dinamo Vranjes

Struga Trim Lum dhe Dinamo Vranje nga Superliga e Serbisë gjatë ditës së sotme në Ohër në stadiumin “Biljani Izvori” kanë zhvilluar një miqësore, e cila në fund u mbyll miqësisht me rrjeta të paprekura, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat kishin momentet e tyre në këtë përballje, mirëpo edhe në raste të tilla nuk arritën që të shënojnë, ndërsa gëzon fakti se që të gjithë futbollistët morrën besimin e trajnerëve të tyre, duke dëshmuar para tyre se janë në formë garuese.

Pikërisht ky fakt shtyu drejtuesit e të dyja skuadrave që të caktojnë një ndeshje të këtillë, e cila në fund nuk prodhoi gola, mirëpo prodhoi një futboll cilësor dhe shumë korrekt nga ana e të dyja skuadrave.

Struga Trim Lum sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim e nisi mjaft mirë, me dy fitore dhe një barazim në tre xhirot e para, ndërsa Dinamo e Vranjes në 7 ndeshjet e para në Serbi ka regjistruar vetëm një fitore dhe 6 disfata.

Leave a Reply