Kuqezinjtë në mëngjes zhvillojnë stërvitjen, në mbrëmje luajnë ndeshjen me Skocinë!

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Skocinë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Pasditen e djeshme kuqezinjtë mbrritën në veri të Britanisë së Madhe, në shtetin e Skocisë, ku sot do të luajë kundër përfaqësueses vendase. Mbrritja në orët e vona të mbrëmjes bëri që trajneri Panucci të mos zhvillonte seancë stërvitore në stadiumin “Hampden Park”, por të jepte vetëm konferencë për shtyp.

Ndaj paraditen e kësaj të hëne kuqezinjtë kanë zbritur në një fushë stërvitore për të kryer nje sencë të shkurtër stërvitje. Të gjithë futbollistët e grumbulluar për ndeshjen kanë dalë në stërvitje, duke kryer ushtrime aerobike. Ndërkohë trajneri Panucci ka ndjekur nga afër skuadrën duke menduar njëkohësisht edhe formacionin që do të hedhë në fushën e lojës kundër Skocisë.

Leave a Reply