Në një shkëmbim zjarri vritet talenti 20-vjeçar i Sent Etien

Mbrojtësi i ekipit B të Sent Etien, Uiliam Gomis është vrarë pas një shkëmbim zjarri, që kishte ndodhur në qytetin La Sainte-Marie-Mer, provincë e Var. Siç raporton gazeta lokale “Var Maten”, futbollisti 20-vjeçar ishte qëlluar për vdekje bashkë edhe me një fëmijë 14-vjeçar.

Nga klubi francez nuk japin detaje shtesë, mirëpo shprehën ngushëllimet e tyre deri tek familjarët e futbollistit të tyre pas kësaj tragjedie të rëndë.

Uiliam Gomis ka lidhje farefisnore me sulmuesin e Galatasarajit, Batefimbi Gomis. Ai asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk ka luajtur me ekipin e parë të Sent Etien, mirëpo sezonin e kaluar kishte regjistruar 18 ndeshje për ekipin e dytë.

Leave a Reply