Junajtedi vazhdon kontratat me plotë 8 futbollistë

Mançester Junajtedi po mendon të ju vazhdojë kontratat plotë 8 futbollistëve deri në fund të sezonit. “Mançester Ivning Njuz” pohon se shefat e skuadrës nga “Olld Traford” do të shohin mundësinë që automatikisht të ju vazhdojë kontratat disa futbollistëve, marrëveshjet e të cilëve përfundojnë verën e ardhshme. Bëhet fjalë për portierin David De Gea, Antonio Valencia, Fill Xhouns, Kris Smolling, Mateo Darmian, Andres Pereira, Xhejms Uilson dhe Antoni Martial.

Në këtë mënyrë “Djajtë e Kuq” do të jenë të sigurtë se nuk do ti lëshojnë gjithë këto emra pa marrë të holla nga shitja eventuale e tyre pas përfundimit të sezonit.

Edhe disa futbollistë të tjerë që janë në fund të marrëveshjeve të tyre mund të fillojnë negociatat për transferim në ndonjë klub tjetër që gjatë merkatos së janarit. Fjala është për Luka Shou, Huan Mata, Ander Erera dhe Eshli Jang.

Për këta të fundit ende nuk është marrë ndonjë vendim. Gjatë sezonit të kaluar Junajtedi vazhdoi kontratat me 6 futbollistë, edhe pse me dy prej tyre u ndanë, siç ishin Dejli Blind dhe Sam Xhonston.

Leave a Reply