Kurtoa do të mbrojë edhe ndaj Atletik Bilbaos

Përforcimi më i ri i Realit të Madridit, portieri Tibo Kurtoa do të ndalet në portë edhe në ndeshjen e ardhshme të “mbretërve”përballë Atletik Bilbaos, njofton “Marca”.

Belgu gjatë verës u ble nga Çelzi për një shumë prej 35 milion euro, mirëpo në fillim të sezonit, në tre ndeshjet e para portën “madrilene” e ruante Kejlor Navas.

Ky i fundit mbronte në ndeshjen e Superkupës së Europës përballë Atletiko Madridit, ndërsa gjithashtu edhe në ndeshjet kampionale ndaj Getafes, gjegjësisht Gironës.

Kurtoa për herë të parë besimin e trajnerit Lopetegi e kishte marrë në ndeshjen ndaj Leganes, pas së cilës pasoi pauza në kampionatet e ndryshme futbollistike për shkak paraqitjeve të ekipeve kombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply