Serzhinjo: Të fitojmë për trajnerin Sojdashi

FC Shkupi gjatë ditës së nesërme në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen e Maxharit do të zhvillojë ndeshjen e javës së 5-të përballë rivalit të përjetshëm, Vardarit.

Për këtë ndeshje futbollistët “bardhekaltër” kanë punuar me kapacitet të plotë, ndërsa për duelin e nesërm për faqen zyrtare të klubit nga Çairi ka folur sulmuesi brazilian i Shkupit, Serzhinjo, i cili ka vlerësuar shumë punën e trajnerit Sojdashi, për të cilin thotë që nesër skuadra do duhej ta shpërblente me një fitore.

“Kemi ndeshje shumë të rëndësishme kundër Vardarit, mendoj se të gjithë lojtarët e dimë se sa është kjo ndeshje e rëndësishme dhe në shkojmë për të marrë fitore pasi që është e një rëndësie shumë të madhe për ne. Po trajneri është shumë i mirë, por fillimisht është person shumë i mirë, dëshiron gjithçka të jetë mirë për ne, ndërsa edhe në duhet të bëjmë më të mirën për te, pasi që të bashkuar mundë të fitojmë, mundë të arrijmë Evropën, pasi kjo është ajo që duam”, ka thënë braziliani Serzhinjo.

Ndeshja Vardari – Shkupi starton në ora 15:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Strumica, Marjan Gocevski.

Leave a Reply