Rabotniçki ndeshjen ndaj Tikveshit jashtë “Telekom Arena”

Skuadra e Rabotniçkit ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës kundër Tikveshit do ta zhvillojë në kompleksin sportiv pranë FFM-së, “Petar Milloshevski”.

Arsyeja për një vendim të tillë është që fusha e stadiumit të kryeqendrës sonë të mbahet në formë të mirë në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Tikveshit starton në ora 15:00, ndërsa në të njëjtën “romantikët” futen me epërsi minimale (0:1), pas atij goli të shënuar nga Filip Petkovski në ndeshjen e parë në Kavadar.

Leave a Reply