Ja sa tifoz e ndoqën ndeshjen Kosovë-Maltë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ u përballë me Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve, ku në fund arriti që të shënojë edhe një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin 3:1.

Edhe në këtë ndeshje interesimi i tifozëve shqiptarë ishte shumë i madh, ndërsa përkrahja e tyre ju dha krahë futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës, të cilët rimorën veten edhe pas atij barazimi 1:1 nga ana e mysafirëve, të cilët përveç golit të shënuar nuk treguan diçka më shumë dhe në fund nuk kishin se si ti ikin disfatës, që i ngulit ata në pozitën e fundit në grupin e tretë të Ligës ‘D’.

Sa u përket tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit në Prishtinë ishin plotë 12,565 tifozë, ndërsa sa u përket pikëve të Kosovës, ‘dardanët’  tashmë numërojnë 7 pikë dhe kryesojnë grupin e tretë në Ligën ‘D’.

Leave a Reply