Shkupi organizator i Europianit të mundjes për junior në vitin 2020

Qyteti i Shkupit do të pret edhe një event tjetër të rëndësishëm të sportit të mundjes. Pra, pas atij për kadet dhe për veteran që u organizuan këtë vit, Shkupi do të jetë organizator edhe i Kampionatit Europian për Junior të Mundjes në vitin 2020.

Ky vendim u soll sot dhe iu dorëzua Maqedonisë në kongresin e mbajtur nga Federata e Mundjes Botërore në Budapest të Hungarisë, në të cilin morën pjesë presidenti i Federatës vendore Betim Vrenezi së bashku me zv. Presidentin Dejan Bogdanov./InfOSport.mk

Leave a Reply