Ikardi: Fitorja ndaj Milanit e merituar, tani rradhën e ka Barcelona

Edhe njëherë e vendosi derbin në kohën shtesë, si një vit e një javë më parë, por kjo Mauro Icardi-t nuk i mjafton. Kapiteni i Interit komentoi me krenari fitoren ndaj Milanit duke përdorur tri herë të njëjtën fjalë: “bindshëm”.

“Ne duhej që ta fitonim këtë takim, meritonim që ta fitonim me të gjitha rastet që kemi krijuar. Kemi bërë shumë dhe ketë e thashë më përpara se të shkoja në kombëtare që ne duhej që të fitonim.”, deklaroi sulmuesi.

Argjentinasi e fitoi duelin me bashkëpatriotin e tij Gonzalo Higuain dhe tani që ‘zikaltrit’ janë të tretët në klasifikim, Ikardi dëshiron të vazhdojnë me këtë ritëm. “Ne duhet që të mësohemi dhe t’i japim vazhdimësi fitoreve. Në këtë mënyrë do të arrijmë ndonjë kënaqësi. Në fund të vitit do të shikojmë se çfarë mund të harrojmë, tani duhet që të vazhdojmë kështu”, tha ai pas takimit.

GRANDE CAPITANO!!! ⚫🔵#MilanDerby #Inter #FCIM #Icardi #MI9

Публикувахте от Inter Australia в Неделя, 21 октомври 2018 г.

Tani, ekipi i drejtuar nga Luçiano Spalletti do të përballet në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në “Kamp Nou”, por nuk do të ketë të gatshëm Raxha Naingolanin, i cili pësoi një ndrydhje në kavilje. Por tek Interi janë të ndërgjegjshëm për situatën dhe besojnë në një rezultat pozitiv kundër ekipit blaugranë.

Dhe kjo, pasi edhe ‘katalunasit’ janë në një moment të vështirë, duke pasur parasysh se për ndeshjen ndaj skuadrës së Interit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e futbollistit të tyre  më të mirë, Lionel Messi.

“Sigurisht që ne jemi të bindur. I dimë mirë potencialet tona dhe mund të luajmë ndaj kujtdo. Zhang Jr? Erdhi ën dhomat e zhveshjes dhe na komplimentoi, është gjithnjë bukur që ta fitosh një derbi”, – përfundoi Ikardi.

Ndeshja e rradhës së Interit kundër Barcelonës në transfertë në program është me datë 24 tetor (e mërkurë).

Leave a Reply