Reali befason me zëvendësuesin e mundshëm të Lopetegit!

Opsioni kryesor për të zëvendësuar Julen Lopetegin si trajner te Reali i Madridit, është një ish-futbollistë i kësaj skuadre, Santiago Solari.

E ardhmja e Lopetegit është në dyshim, ndërsa ka gjasa që shkarkimi i tij të ndodhë që para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian kundër Viktoria Plzen.

Në të vërtetë, ai mund të zëvendësohet edhe në orët e ardhshme. Humbja e besimit në ish trajnerin e Spanjës është rezultat i krizës aktuale në rezultate dhe dyshimet që rrethojnë stafin e menaxhimit nga shumë njerëz brenda klubit.

Edhe pse fakti se një ‘Clasico’ kundër Barcelonës shkon në favor të tij, hierarkia mund të jetë në favor të detyrimit të një reagimi sa më shpejtë dhe mos të komplikojë kualifikimin e tyre nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Solari është ende trajner i Kastiljas , që është e dyta në Grupin ‘I’ të Segunda Division dhe konsiderohet si një kandidat më i besueshëm se alternativa të tjera më prestigjioze si Antonio Konte, apo edhe Lorent Blank.

Solari, siç ndodhi në vitin 2016 me Zinedine Zidane kur erdhi pas ikjes së Rafael Benitez, ka gjasa të marrë detyrën deri në qershor, dhe në varësi të rezultateve, mund ti ofrohet detyra e trajnerit në një afat më të gjatë kohor.

 

Leave a Reply