Ora me diamante e Kristiano Ronaldos në vlerë prej 1.85 mln sterlina po bënë xhiron e Botës

Sonte në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Juventusi i tij do të luaj kundër ish skuadrës së tij, Maçester Junajted. Me këtë rast ylli portugez i Juves, Kristiano Ronaldo doli në një konferencë për shtyp për të folur lidhur me këtë takim, ndërsa ajo që ra në sy gjatë fjalimit të tij, ishte ora me diamante që mbante në dorë, e që sipas mediave angleze yllit portugez i ka kushtuar plot 1,85 milionë sterlina.

Kjo gjë u vu re menjëherë nga fotografët dhe kameramanët, por edhe nga gazetarët e pranishëm në sallë.

Bëhet fjalë për një orë të markës Jacob&Co Caviar Tourbillon e cila përbëhet nga 424 diamante të bardha. Një orë të ngjashme të dizenjuar nga Franck Muller kohë më parë e kishte bërë publike edhe reperi me famë botërore Uizkid, i cili kishte treguar se e njëjta kishte vlerë prej 1,2 milionë dollarë.

Leave a Reply