Mbyllen 45 minutat e para, Barcelona, Napoli dhe Dortmundi në epërsi (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve në grupet A, B, C dhe D, njofton ‘infOSport.mk’.

Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes Barcelona po avanson ndaj Interit, pas golit të shënuar nga Rafinja në minutën e 32-të.

Futbollisti me origjinë braziliane që sezonin e kaluar në formë huazimi luajnte pikërisht për Interin, shfrytëzoi na maksimum harkimin e Luis Suarez nga e djathta dhe nga afërsia shënoi në rrjetën e Handanoviç.

Edhe Napoli po avanson në përballjen ndaj Paris Sen Zhermenit në transfertë, kjo falë golit të shënuar nga Insinje në minutën e 29-të, ndërsa Aksel Vitsel me golin e realizuar në minutën e 38-të i dha avantazhin Borusia Dortmundit në derbi ndeshjen e grupit A.

Liverpulli falë golave të shënuar nga Firminjo (29′) dhe Sallah (45′) po avanson me rezultatin 2:0 ndaj Crvena Zvezdës, ku Shaqiri asistoi në golin e dytë të yllit egjiptian, , ndërsa Galatasaraji dhe Shalke 04 pas 45 minutave të para po luajnë me rezultatin e fillimit 0:0.

45 minutat më efikase u zhvilluan në Moskë në ndeshjen midis Lokomotivës dhe Portos, ku mysafirët po avansojnë me rezultatin 2:1. Marega (26’) dhe Herera (35’) ishin autorë të golave për portugezët, teksa golin e vetëm për ekipin vendas që përmes Manuel Fernandesh në minutën e 10-të kishte humbur edhe një penalti, e realizoi Mirançuk në minutën e 38-të.

Leave a Reply