Super Ronaldo dhe Juve fluturon (VIDEO)

Juventusi më vështirë se sa pritej mundi Empolin në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në ‘Serie A’, ndërsa më i merituar për këtë fitore të ‘Zonjës së Vjetër’ ishte Kristiano Ronaldo, i cili realizoi që të dy golat, njofton ‘infOSport.mk’.

Që të dy golat ylli portugez i realizoi në pjesën e dytë, teksa gjatë 45 minutave të para Empoli me anë të Kaputos në minutën e 28-të kishte kaluar në epërsi.

Ronaldo golin e parë në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 54-të nga pika e bardhë, teksa goli i tij i dytë ishte një kryevepër në vete, duke na rikujtuar në ditët e tij më të mira.

Ishte ky ndoshta edhe goli më i bukur i portugezit, që prej se iu bashkua skuadrës kampione të Italisë, që edhe këtë edicion vazhdon të dimonojë në futbollin italian. Ishte kjo fitorja e 9-të nga gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara për Juventusin, që me 28 pikë kryeson bindshëm renditjen para Napolit, që ka 21 pikë, ndërkohë Empoli mbetet në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur në pozitën e 18-të.

Leave a Reply