Renova sërish nuk fiton me Xhixhin

Renova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen si vendas përballë Sileksit, skuadër kjo që në Tetovë u tregua si një kockë e fortë për ekipin nga Xhepçishti, njofton ‘infOSport.mk’.

Dëshira për fitore ishte shumë e madhe tek futbollistët vendas, të cilët në këtë mënyrë edhe në ndeshjen e tretë me rradhë nën drejtimin e trajnerit të ri, Nikolla Ilievski – Xhixhi nuk po arrijnë të gjejnë fitoren.

Rikujtojmë ish seleksionuesi i Maqedonisë kishte debutuar me disfatë në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, ndërsa kur u mendua se sot do të vjen fitorja e parë pas atij barazimi të madh në fundjavë ndaj Vardarit, një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu që në fund Renova arriti të nxjerrë vetëm një barazim.

Ishin mysafirët ata që kishin avansuar të parët në këtë ndeshje, edhe atë në minutën e 67-të përmes rezervistit Darko Aleksovski, ndërsa për Renovën edhe njëherë tjetër shënoi sulmuesi Vlatko Stjanovski (78’).

Ishte ky goli i 8-të i shënuar nga ana e sulmuesit të Renovës gjatë këtij edicioni, ndërsa me këtë pikë të fituar Renova tashmë renditet në pozitën e 6-të me 13 pikë të tubuara, teksa Sileksi sërish rikthehet në pozitën e fundit me 11 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply