Bajerni nuk fiton sërish, Dortmundi thellon diferencën ndaj ‘bavarezëve’ (VIDEO)

Kampionët në fuqi të Bajernit të Munihut kanë zhgënjyer sërish tifozët e tyre, teksa sot në ndeshjen e javës së 10-të barazuan 1:1 ndaj skuadrës së Frajburgut, duke mbetur tashmë 4 pikë larg Dortmundit që mundi në transfertë Volfsburgun.

Golin e vetëm për ‘verdhezinjtë’ e realizoi Marko Reush në minutën e 27-të, teksa edhe përkundër epërsisë së ‘bavarezëve’ me golin e Gnabrit në minutën e 80-të, Frajburgu barazoi shifrat në minutën e 89-të përmes Lukas Heler.

Dortmundi numëron 24 pikë në 10 xhiro, teksa Bajerni 20, tre më shumë se Ajntraht Frankfurti që mbrëmë me rezultatin 0:3 në transfertë kishte mundur Shtutgartin.

Ndërkohë sa u përket takimeve të sotme, Shalke 04 në terren vendas me rezultatin 3:1 mundi Hanoverin, Hofenhajmi regjistroi një fitore të madhe 4:1 përballë Bajer Leverkusenit si mysafir, teksa Augsburgu dhe Nurnbergu barazuan me rezultatin 2:2.

Leave a Reply