Nuk ka fitues në derbin e madh, Arsenal – Liverpull (VIDEO)

Derbi i madh i javës së 11-të në Premierligë midis Arsenalit dhe Liverpullit është mbyllur me barazimin 1:1, njofton ‘infOSport.mk’. Pjesë e këtij super derbi ishin edhe tre futbollistët shqiptarë, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka te Arsenali dhe Xherdan Shaqiri te Liverpulli, i cili në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 35-të, të pjesës së dytë.

Pikërisht në këtë pjesë u shënuan edhe të dy golat e këtij takimi, me mysafirët nga Enfilld Roud që avansuan të parët në minutën e 61-të me golin e kapitenit Xhejms Milner, teksa barazimin Arsenalit i’a siguroi sulmuesi francez Lakazete, me golin e realizuar në minutën e 82-të, kur mjaft mirë u lirua nga Alison, për ta mposhtur atë për herë të parë në këtë ndeshje.

Ishte kjo ndeshja e 7-të me rradhë, në të cilën Arsenali nuk arrinë të mund Liverpullin, skuadër kjo që me 27 pikë udhëheq renditjen tabelare, para Mançester Sitit që ka një pikë më pak, teksa Arsenali me 23 pikë ndodhet në pozitën e katërt.

Leave a Reply