“Jam shqiptar, jam bos, sepse ha pite me kos”! Krasniqi largohet mes lotësh nga Kedah

Pak kohë më parë, ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë dhe i Kosovës, Liridon Krasniqi u bë më i famshëm falë shprehjes së tij në rrjetet sociale “Jam shqiptar, jam bos, sepse ha pite me kos”.

Kjo shprehje, u bë shumë shpejt virale, për vetë faktin se Krasniqi aktivizohet në kampionatin e Malajzisë me skuadrën e Kedah.

Me golat e shënuar dhe ndihmën që i jepte skuadrës së tij, Krasniqi është kthyer në idhullin e tifozerisë, por sot ka qenë një ditë jo shumë e këndshme për shqiptarin. Ai nuk e ka rinovuar kontratën me klubin, duke u larguar nga skuadra, gjë e cila nuk është pritur mirë nga tifozët që kanë kërkuar qëndrimin e tij në skuadër.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Krasniqi është shprehur se po largohet mes lotësh nga klubi, duke qenë se ka kaluar momentet më të mira aty.

“Faleminderit Kedah për gjithçka. Faleminderit Kedah që besuat te unë. Sot është një ditë e trishtë dhe po shkruaj me lot në sy, por u premtoj se kurrë nuk do t’ju harroj dhe shpresoj që të më falni nëse kam bërë ndonjë gjë të gabuar. Pas 4 vitesh të mrekullueshme, ndoshta një ditë do të bashkohemi sërish. Tani është koha për të thënë mirupafshim. Nuk mund ta besoj. Ju dua të gjithëve, sidomos tifozët. 105 ndeshje,  38 gola dhe 52 asist”, shkruante Krasniqi në “Instagram”. (VipSport.al)

View this post on Instagram

Thank You Kedah for everything Thank You Kedah for made me what iam now Thank You Kedah for belive in Me Thank You Kedah for Pray for me – Today is a Sad Day and i have tears in my Eyes during writing this… but thats how Life is. But i promise i will never forget you. And i hope you also not me … Thanks to Coach Tan and Dato Gef who Believes in me from the first Day .. Thanks to my Teammates to the Staff Ilir patam Naser Wan Stefano & & & thanks to Sazali Feroza Sharul Farid & & To the Coaches.. if i did anything wrong to You i Apologize now Forgive me. Maybe one Day we will find back together, i had amazing 4 Seasons in my Carrier. Now is Time to say GOODBYE. 😌 I can’t Belive. ILoveYou All of You Special the Supporters.🔰🔰 2015-2018 / 105 Games / 38 Goals & 52 Assist Its Yor Matdon the Only One #KedahOneFamily #Baustelle #PulunKedahPulun 😢😢

A post shared by Liridon Krasniqi (@liridonkrasniqi_8) on

Leave a Reply